Categories Showbiz

Kastro Zizo largohet nga RTV Ora. Ja çfarë ka ndodhur (Video)

Kastro Zizo ka plane të reja për këtë vit, ndërsa do të tentojë që të vijë me tre projekte të reja. Ai ka zbuluar në emisionin “Treshat” se rrugëtimit të “Late Night Show” i erdhi fundi. Të paktën në ekranin e RTV Ora. Kastro Zizo, autori dhe moderatori i emisionit njoftoi se pas dy sezonesh, do të largohet nga ekrani i Orës. Po kështu konfirmoi se kjo është një kohë shtegtimesh, ndaj dhe duhet që të sprovojë veten.

“2020-a më ka gjetur pak më të mbledhur dhe me më shumë mend në kokë. Njeriut kur i shtohen pak mend, ose bëjnë zgjedhjen më të keqe ose më të mirën. Mendoj se është kohë lëvizjesh, është kohë shtegtimesh. Unë atij televizioni i kam dhënë shumë. Një falenderim i madh për kolegët dhe bashkëpunëtorët. ‘Late Night Show’ nuk do të bëhet më në RTV Ora,” tha Zizo.

Ai njoftoi se do të rikthehet me dy formate të reja përveç “Late Night Show,” në të cilat me shumë mundësi, do të punojë në prapaskenë. “Kjo intervistë e parë e 2020-s mund të jetë dhe e fundit për këtë vit. Do të doja të rrija pas kamerave.

Ti do të më vish mua, unë do të të vij ty. Është bërë një treg. Janë laj thaj të njëjtat personazhe”, tha ai. “Te tre projektet e reja, me shumë mundësi do të jem regjisor, producent, do të jem pas”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME