Categories Showbiz

Kate shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës në premierën e ‘No Time to Die’

Kate Middleton u shfaq si rrallëherë në një tapet të kuq dhe kësaj radhe ishte e pranishme në premierën e filmit të fundit të James Bond, No Time to Die.

Kate ndoqi premierën në Royal Albert Hall e shoqëruar nga Princi William, si dhe Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall. Por Princesha ishte ajo që ua rrëmbeu të gjithëve vëmendjen, sepse shkëlqente në tapetin e kuq. Kur themi shkëlqente, nuk e themi kot!

Kate kishte veshur një fustan të mahnitshëm të mbushur me temina ari dhe me detaje tyli, nga Jenny Packham. Mbretëresha e shoqëroi pamjen me stiletto klasike nude nga Aquazzura dhe një palë vathë prej ari, ndërsa sa i përket grimit, zgjodhi një pamje natyrale.

William u shfaq i veshur me një smoking klasik të zi. Anëtarët e forcave të armatosura dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nga i gjithë vendi u ftuan për të parë premierën, si një falënderim për ndihmën dhe punën e tyre të palodhur gjatë pandemisë.

Cambridges, së bashku me Princin Charles dhe Dukeshën Camilla, u takuan edhe me skenaristët e filmit brenda Royal Albert Hall, duke përfshirë Phoebe Waller-Bridge, Neal Purvis dhe Robert Wade, si dhe Billie Eilish dhe vëllain e saj Finneas O’Connell (të cilët shkruan këngën me temën e fundit të filmit).

Çifti gjithashtu u përshëndet me disa nga anëtarët e kastit të filmit, përfshirë Naomie Harris, Rami Malek dhe Daniel Craig (i cili thuhet se i tha Dukeshës Catherine se dukej “jashtëzakonisht e bukur”).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME