Showbiz

“Ke kaq shumë para dhe nëna jote jeton kështu”/ Nusret publikon takimin me të ëmën

Kasapi turk dhe pronari i shumë restoranteve, Nusret Gökçe pasuria e të cilit tejkalon 1,5 miliard euro është kritikuar për faktin se nëna e tij qëndron në një vend që është shumë “larg” stilit të tij të jetesës. Nusreti është shumë aktiv në rrjetet sociale ku në Instagram numëron mbi 40 milion ndjekës të cilët mahniten nga mënyra se si ai “trajton” mishin.

Ai ka publikuar një video ku shfaqet duke përqafuar nënën e tij sipas tij pas dy vitesh. Por, ajo që është vënë re është se nëna e Nusretit jeton në një vend që nuk është aspak “luksoz” duke marrë parasysh ato çfarë poston Nusreti edhe pse pasuria e e tij është majme. Videoja ka tërhequr qindra komente pozitive dhe negative, me ndjekës që sugjerojnë se Nusreti duhet të shpenzojë disa nga milionat e tij për një shtëpi të re për nënën e tij.

“Ti ke kaq shumë para, pse nuk po jeton nëna jote në një rezidencë?” “Pas 2 vitesh??!!!! Pse??!!!! Dhe pse nuk blini një shtëpi më të mirë për prindërit tuaj. Ti je i pasur tani!!”-shtoi një tjetër. Përveç kësaj, një tjetër detaj që ndjekësit nuk kanë pëlqyer është fakti se ai nuk i hoqi syzet e diellit teksa vizitonte nënën e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close