Showbiz

Keisi flet për partneren e Sabianit: E gjithë bota ime ra poshtë kur e takova

Keisi Medini është një nga ish-banoret e “Big Brother VIP”, e cila vazhdon të jetë e komentuar, gjithashtu edhe shumë aktive në media.

Gjatë BBV, ajo tregoi se sa të rëndësishme e ka ajo marrëdhënien me babain e saj, Sabianin. Edhe pse me prindër të ndarë, Keisi është një vajzë shumë e lumtur dhe e përkëdhelur nga i ati.

Në Kepin e VIP-ave ajo tregoi se si e përjetoi momentin kur u njoh me partneren e re të Sabianit. Keisi tha se iu shemb bota kur mori vesh për lidhjen e babait të saj. Madje u shpreh se me të nuk ka asnjë lloj komunikimi.

“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë…” – ka treguar ndër të tjera Keisi.

Nga ana tjetër kujtojmë se Keisi e do pa fund vëllain e saj nga babi, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të veçantë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close