Categories Showbiz

“Këlysh! Të jetë hera e parë dhe e fundit që…”/ Plas keq debati mes dy konkurrentëve të “Për’puthen”! Arjan Konomi ndaj 20-vjeçarit: Rrugaç!

Argjend Rraci pati një debat të ashpër me 20-vjeçarin, Juli, ditën e djeshme. Shkak u bë një video virale në rrjet, në të cilën Juli shfaqej duke sharë pas shpinë Argjendin, teksa ky i fundit fliste duke parë vajzat.

I revoltuar nga gjithë kjo skenë, Argjendi mori telefonin që edhe Bora ZemanI, dhe Arjan Konomi, të shihnin se për çfarë bëhej fjalë. Pas kësaj, Argjendi iu drejtua Julit me termin “këlysh”, duke i thënë që kjo do ishte hera e parë dhe e fundit që ndodhte një veprim i tillë.

Pjesë nga debati:

Argjend Rraci: Mos u merr me mua. Kjo që ke bërë ti është ofezë dhe është shumë e pa pranueshme. Kur të flas unë, nuk dua që të flasësh për mua. Ki respekt. Mos bëj ofendime. Të jetë hera e parë dhe e fundit që ndodh kjo gjë. Nuk ka me pas një herë të dytë.

Juli: Nuk kam respekt për ty. Ti je aktor. Na je shpifur. Ti je mall kinez, ndryshon fytyrën ditë për ditë. Je aktor cirku, Ke ardh nga Kosova në Tiranë. Njerëzit nuk janë budallenj do ta shohin fytyrën tënde. Na e shpife.

Argjend Rraci: Kam ardh për ato atje (vajzat), jo për ty. Mos u merr me mua, merru me femrat. A ke ardhur për femrat? Asnjë gjest për femrat nuk kam parë nga ty për me fitu një femër.

Juli: Nëse do më duan, do më duan kështu si jam. Unë nuk aktroj që të bie në sy. Edhe po s’më deshën, do dua veten.

Argjend Rraci: Kush të do ty kështu si je? A ke hyrë për femra? Pse nuk bën diçka për to. Unë jam ky që jam. Mendimi yt nuk më intereson. Kujt po i plas k*ri a ta shpif ty apo jo. Ik nëse s’do me m’pa. Merru me femra nëse ke ardh për femra, nëse ke ardh për tjetër send…

Ritvana dhe Mikela i dolën në krah qëndrimit të Argjendit dhe i thanë Julit se kjo sjellje është e papranueshme.

Komenti i Arjan Konomit erdhi me tone të larta zëri për shkak të sjelljes arrogante të Julit. Ai tha:

“Këto ofendime prej rrugaçi nuk i pranoj. Je më i riu këtu dhe po të kundërshton gjithë studioja. Edhe të kuptoj, se mbase je sulmuar dhe je ‘persekutuar’ në jetë dhe këtë mënyrë të foluri e ke kthyer si vetëmbrojtje”. Opinionisti i kërkoi 20-vjeçarit të kërkonte falje, por ai nuk pranoi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME