Categories Showbiz

“Kënga Magjike” një bombë e vërtetë/ Do marrin pjesë konkurrentët më të fortë

“Kënga Magjike” është vlerësuar për larminë e muzikës që ka sjellë për publikun, duke siguruar një përzierje të madhe të këngëtarëve dhe bandave nga Shqipëria me ato nga vendet fqinje, një pjesë e madhe që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe zona të tjera. Kënga Magjike ka qenë gjithashtu skena për shumë rikthime të këngëtarëve të famshëm shqiptarë që banojnë në vende të tjera, si dhe artistë që kanë kontribuar në industrinë e muzikës shqiptare në të kaluarën. Këngët nga ky konkurs kanë rezultuar në hite të shumta të paharrueshme për shqiptarët në të gjithë botën.

Gara e artistëve BIG te “Kënga Magjike” bëhet më e fortë .

Eneda Tarifa

Eneda Tarifa do të rikthehet te “Kënga Magjike” pas 11 vitesh mungesë. Përmes një videoje në Instagram, këngëtarja konfirmoi pjesëmarrjen duke shkruar: “Kështu që po ju pyes, si thoni a ta konfirmoj pjesëmarrjen time këtë të dielë në ‘Kënga Magjike’? A ju ka marrë malli të dëgjoni një këngë nga ato të bukurat e mia?”. Kënga mendohet se do të ketë sukses, pasi bashkëpunimi me kantautorin Flor Mumajesi rezultoi fatsjellës në Top Fest 7, ku “Me veten” rrëmbeu çmimin e parë.

Besa Kokëdhima

Besa Kokëdhima, fituese e çmimit të parë në 2013-n, është një tjetër kandidate e fortë për finalen e festivalit. Besa do të vijë si kantautore, pasi kënga është realizuar nga vetë ajo. Në 2013-n, Besa fitoi vendin e parë me “Tatuazh në zemër”, ndërkohë që në edicionet e kaluara ka marrë çmime si “Jon Music” dhe “Çmimin e Kritikës”.

Marsela Çibukaj

Rozana Radi ishte ajo që zbuloi pjesëmarrjen e Marsela Çibukajt për herë të parë në “Kënga Magjike”. “Jam shumë, por shumë e lumtur që një këngëtare me një karakter të fortë artistik si Marsela Çibukaj më rikthehu pas një viti pauzë si autore tekstesh në ‘Kënga Magjike’,” shkroi Radi. Ndër të tjera, Rozana shton se “është një këngë që i ka dhënë shpirtin”. Edhe Marsela, një talent që spikati në edicionin e parë të The Voice ku fitoi vendin e dytë, pritet të jetë një nga finalistet, duke njohur vokalin e saj dhe aftësitë për të interpretuar live.

Lind Islami

Lind Islami postoi një foto në Instagram duke bërë me dije se këtë fundjavë do të performojë te “E diela shqiptare”.  Lindi do të konkurrojë me një këngë dedikuar nënës, sjellë në një stil të ngjashëm me Ed Sheeran. Thuhet se kompozimi i Lindit është një nga këngët më të bukura dedikuar nënës në historinë e muzikës së lehtë shqiptare.

Ndërkohë pritet që në javët në vazhdim të konkurrojë Fifi, e cila ka rezultuar si ndër të preferuarat e publikut dhe kandidate për çmimin e parë në dy edicionet e kaluara me “Zhurmë” dhe “Psikopatja jote”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME