Categories Showbiz

Këngëtarët e Festivalit të Këngës kundër fitores nga Anxhela Peristeri (FOTO)

Pas bujës mediatike që ka ngjallur fitorja e Anxhela Peristerit, artistët pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, kanë reaguar pasi nuk kanë rënë dakord me çmimet e dhëna. Rosela Gjylbegu, e cila u prezantua me “Vashëzo”, postoi një foto të shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli shoqëruar me dy vargje nga poezia e tij “Në vendin tim e në vendin tënd”. ”Në vendin tim e në vendin tënd/ Një i çmendur, një vend e çmend”. Përpos kësaj, ajo ka pëlqyer edhe një koment ku shkruhet se është padrejtësi që kënga e saj nuk u vlerësua.

Këngëtari Klinti Çollaku, i cili nuk kaloi në natën finale, thotë se ”Nuk mund të rri dot pa e shprehur zhgënjimin e dyfishtë kur pashë çmimet, e më vjen keq nuk është personale! Por është për të qeshur sinqerisht, jo me këngën fituese, por me çmimin e dytë dhe të tretë. Ky është mendimi im i sinqertë. Më vjen keq për jurinë që kanë shitur veten për të dhënë ato dy çmime. Uroj t’i njohë publiku ato këngët”.

Enxhi Nasufi ironizoi Anxhela Peristerin. ”Kësaj i thonë me rrejt veten me presh! Realisht nuk e di kënaqësinë dhe energjinë e një çmimi të cilin e di që do e fitosh që pa nisur gjë! Ku u zhduk emocioni i të kënduarit, emocioni i të priturit! Dhe më besoni që e kam me fenomenin i cili po bëhet dhe më i shëmtuar dita-ditës. Kjo gjëja nuk ka të bëjë me mua si artiste, por me të gjithë”,-tha ajo ndër të tjera.

Në një tjetër postim, ajo shkruan, “Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush ishte miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di.” Ajo i referohet një postimi të Anxhela Peristerit të bërë fill pas deklaratës së Enxhit për zërat që shpallën Anxhela Peristerin fituese, pa filluar festivali. Sipas Enxhit, ishte Anxhela ajo që “e shpërndau emrin lart e poshtë”. Pas kësaj, Anxhela reagoi me “Sado që bleta t’i shpjegojë mizës se lulja është më e mirë se m*ti, miza nuk do ta kuptojë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME