Në rubrikën e re të “E diell”, “N’fermë” me Ervin Kurtin janë bërë bashkë personazhet e njohur si Liljana Kondakçi, Klodi Shala, Devis Xherahu dhe Eva Murati në një ditë në fshat për të bërë atje të gjitha punët e nevojshme. Gjatë emisionit ka ndodhur një e papritur kur një struc ka sulmuar këngëtarin e njohur, Devis Xherahu. Devisi dhe Eva Murati i janë afruar strucit, por më pas janë sulmuar dhe ia kanë mbathur me vrap.
Teksa Devisi shihet duke u përpjekur të shpëtojë, Eva dëgjohet duke bërtitur. Fatmirësisht ngjarja duket se ka kaluar pa pasoja të rënda për vetë Xherahun, i cili duket se ka kaluar një emision për t’u harruar, pasi emocionet duhet të kenë qenë të forta në përballjen me strucin.