Categories Showbiz

Këngëtarja Lizzo kryeson Çmimet “Grammy” me 8 kandidatura

Këngëtarja amerikane Lizzo doli në krye me tetë kandidatura në Çmimet “Grammy”, vlerësimi për industrinë muzikore amerikane. Artistja 31-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, kaloi përpara dy zbulimeve të reja të vitit, këngëtares Billie Eilish dhe reperit Lil Nas X, me nga gjashtë kandidatura secili.

Çmimet “Grammy” të këtij viti janë mbizotëruar nga dy artistet Lizzo dhe Billie Eilish (17 vjeçe), që duket se ia kanë dalë të kenë sukses, edhe pse kanë vite në këtë rreth.

Gjithashtu, ato mishërojnë dy stile, që janë shumë larg njëri-tjetrit. Nga njëra anë, kemi Lizzo-n, gruan zezake, me stilin shumëngjyrësh dhe shpërthimet e zërit dhe nga ana tjetër, Billie Eilish-in, adoleshenten e bardhë dhe universin i saj të errët, me zërin e ëmbël dhe të përzemërt.

Ky promovim është një bekim për Akademinë e Regjistrimit, organi përfaqësues i profesionistëve të muzikës në SHBA. E kritikuar rregullisht, organizata ndërmori një sërë reformash, për të promovuar larminë e anëtarëve të saj dhe të çmimeve “Grammy”. Kjo ceremoni do të zhvillohet më 26 janar në Los Anxhelos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME