Showbiz

Këngëtarja me famë botërore: Babai më pyet akoma çfarë pune bëj sepse…

Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” në Tv Klan, ka qenë këngëtarja e njohur Senhit nga Italia e cila do jetë pjesëmarrëse në Eurovizion duke përfaqësuar San Marinon. Ajo ka ardhur së bashku me gjysmën e saj, i cili është një balerin, aktor dhe producent me famë ndërkombëtare dhe ka bashkëpunuar me artistët më të njohur nga e gjithë botë, bëhet fjalë për Luca Tommasinin. Ata kanë rrëfyer më gjatë për jetën e tyre, profesionin, karrierën, bashkëpunimet me personazhe mjaft të njohur dhe si janë njohur.

Senhit tregon se vjen nga një vend i Afrikës Lindore, por është rritur në Itali. Pas 40 vitesh qëndrim në Itali, babai i saj vendosi të kthehej në Eritrea, në origjinën e tij ku ka dhe të afërmit, ndërsa pjesa tjetër e familjes ka qëndruar në Itali. Këngëtarja rrëfen edhe për fillimet e karrierës së saj, ku shprehet se i ati nuk e ka mbështetur në karrierën e saj muzikore, madje akoma dhe sot ai nuk e konsideron atë si një punë.

Ardit Gjebrea: Flasim pak për origjinën tënde, ti nga je?

Senhit: Unë jam italiane, por me origjinë nga Eritrea. Prindërit e mi kanë ardhur në Itali shumë kohë më parë. Na kanë rritur të gjithë fëmijët në Bolonja, në qytetin ku jetoj. Kam marrë një edukim shumë të rreptë, por shumë të drejtë.

Ardit Gjebrea: Ti jeton në Bolonja, po prindërit e tu?

Senhit: Nëna ka ndenjur dhe jeton në Bolonja, ndërsa im at pas 40 vitesh që ka jetuar në Itali, vendosi të kthehej në Eritrea, në origjinën e tij. Kishte shumë dëshirë të kthehej, të rrinte mes natyrës. Tha e rrita familjen time, e bëra detyrën time, e kreva detyrën si prind, tani do të kthehem në shtëpi. Çdo vit rreth 2-3 herë në vit shkojmë për të takuar babain. E gjithë familja zhvendoset dhe i kalon pushimet në Eritrea.

Ardit Gjebrea: Unë mendova se mos ishte ndarë babai nga nëna.

Senhit: Jo, jo absolutisht, ç’është ajo fjalë? Janë ende lumturisht të martuar.

Luca Tommasini: Me wifi, me “bluetooth”(qesh).

Senhit: Por kanë vendosur të jetojnë kështu.

Ardit Gjebrea: Familja jote e aprovonte këtë dëshirë tënde për të kënduar?

Senhit: Jo absolutisht, kam një baba që ende tani pavarësisht se kam vite të tëra përvojë karriere, më pyet se çfarë pune bëj. Sepse s’ka qenë kurrë shumë i kënaqur me profesionin tim, ka qenë gjithmonë shumë mbrojtës, shumë i kujdesshëm dhe më vuri me shpatulla pas murit. Më tha nëse zgjedh këtë punë, duhet të dalësh nga shtëpia dhe ashtu bëra, pastaj pas shumë vitesh u riktheva në Bolonja. Pasi kisha marrë përvoja nëpër teatrot ndërkombëtare, evropiane, kur u ktheva në shtëpi e kuptoi dhe tha epo je vërtet e zonja dhe e vlerësoi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: