Categories Showbiz

Këngëtarja që përfaqësoi Francën në Eurovizion flet për herë të parë për Anxhela Peristerin

Franca u përfaqësua këtë vit në “Eurovision” nga Barbara Pravi me këngën “Voila”. Artistja franceze u rendit e dyta në natën finale, duke u vlerësuar mbi të gjitha për origjinalitetin dhe vokalin e saj.

Në prapaskenë ajo u shfaq shumë e afërt edhe me artisten shqiptare, Anxhela Peristeri, që këtë vit na përfaqësoi me këngën “Karma”.

Ditën e sotme këngëtarja franceze ka dhënë për herë të parë një intervistë për një emisionin shqiptar. Përmes një lidhje direkte ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ku u ndal dhe tek këngët e tjera që ishin pjesëmarrëse në festivalin europian.

Ajo veçoi performancën e Gjon’s Tears, për të cilin tha se e kuptonte shumë mirë, sepse kënga ishte në gjuhën frënge.

Po ashtu, ajo dhe foli edhe për performancën shpërthyese të Anxhela Peristerit.

“Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë. Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, tha Barbara.

Në mbyllje moderatori Ermla Peçi i kërkoi artistes një mesazh për këngëtarët shqiptarë, të cilët e shohin shumë renditjen tabelore. Barbara nënvizoi se gjithçka duhet jetuar si festë, pa menduar renditjen. Sipas saj, ajo ka fituar aq shume nga “Eurovisioni” dhe dashuria e madhe e fansave sa edhe e fundit të ishte në renditje, pak rëndësi do kishte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME