Showbiz

Këngëtarja shqiptare: Dua burrë! Më kanë tradhtuar gjithmonë të dashurit

Këngëtarja shqiptare, Blerina Matraku, ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” , ku ka zbuluar edhe arsyen se pse ajo është ende beqare. Ajo u shpreh se ia del më së miri vetëm, por do donte të kishte dikë në krahët e saj.

Pjesë nga biseda në studio:

Katerina Trungu: Ti nuk je në atë skuadrën jam beqare, jam shumë e lumtur, nuk dua t’ia di për burrë fare. Dua të jem e  lirë të bëj qejfin tim, a thua se martesa ta bën këtë kufizim.

Blerina Matraku: Jo nuk jam në atë. Që nga fëmijëria gjithmonë na kanë edukuar me idenë e një familje, familja është e shenjtë, por duhet të gjendet personi i duhur. Në momentin që gjendet personi i duhur as nuk të merr kohën as nuk të bëhet pengesë, përkundrazi plotësojnë njëri-tjetrin. Fakti që unë nuk e kam krijuar është se unë kam qenë në kërkim të vetes. Që unë të kem përshtatshmëri.

Ermelinda Ndoja: Kur kalon një periudhë kohore është më e vështirë për të vendosur, rrit standardet, je në kërkim, por nuk vendos dot. Çfarë ka ndikuar te ty, je gjithmonë në kërkim të vetes apo është e vështirë për të gjetur partnerin e duhur?

Blerina Matraku: Ka qenë dhe partneri. Për shembull unë gjithmonë kam qenë e tradhtuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndarjes.  Mund edhe ta falja, por ideja është këtu nëse unë nuk e kam krijuar familjen është arsyeja e partnerit. Për  mua familja është obligatore, duhet. Edhe nga shkenca edhe nga fillimi i njerëzimit askush nuk duhet të jetojë vetëm. Por me gjetjen e personit të duhur ai mund të jetë edhe ndihmë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close