Categories Showbiz

Këngëtarja shqiptare nxjerr foton e përlotur dhe prek me rrëfimin: Çdo ditë luftoj me veten!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enxhi Nasufi, ka publikuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shfaqet me lot në sy, krahas së cilës ka dhënë një mesazh mjaft të fuqishëm. Artistja ka treguar përmes statusit të saj se çdo ditë përballet me ulje dhe ngritje dhe po lufton me veten për jetën dhe ëndrrat e saj. Në fjalët e saj, Enxhi ka dhënë një mesazh për të gjitha sfidat që sjell jeta duke treguar se kjo është një pjesë e rritjes së njeriut që nuk shfaqet shpeshherë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Enxhi Nasufit:

Çfarë nuk shikoni shpeshherë në Social Media! Lot, dhimbje, zhgënjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mosdëshirë, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe të gjitha këto janë totalisht normale sepse sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë e kuptoj atë shprehjen e mamit tim “Jeta nuk është fushë me lule”, “hajde se ‘do rritesh’ dhe do i kuptosh se gjërat janë ndryshe”!

Po janë! Çdo ditë luftoj me veten dhe me askënd tjetër për jetën time dhe për ëndrrat e mia! Në fakt Çdokush luftën me veten e ka, me problemet brenda vetes, me pasiguritë, komplekset, vështirësitë por jo çdo njeri i shfaq njësoj!

Unë kam vendosur të luftoj luftën time me veten time dhe fotoja që shihni është një nga ato ditët e procesit të jetës time! Luftoni me betejat tuaja! Përqafoni uljet dhe ngritjet në jetën tuaj! Askush nuk është ti dhe mbi të gjitha çdokush ndoshta po kalon vështirësi dhe sfida që ti nuk i di! Kështu që boll u morët me të tjerët, me jetën e të tjerëve, por gjeni guximin të ktheni sytë brenda vetes tuaj! E nëse keni qëllime në jete vetja juaj është konkurrenti numër 1.

Të gjitha janë pjesë e jetës në të cilën edhe unë sigurisht kam dhe pafund ditë që ndriçoj dhe ndihem njeriu më i plotësuar më energjik dhe me konfident në botë. Kjo është jeta, përqafoje atë. (Ju lutem pa lexuar postimin mos më pyesni çfarë ke? S’je mirë? Je sëmurë? Jo s’jam sëmurë, thjesht “PO RRITEM”).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME