fbpx
Showbiz

Kida bëhet bashkë me vajzat e njohura shqiptare për hitin e radhës

Kida është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Një muaj më parë, ajo publikoi bashkëpunimin me Mozzik, që rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm duke u renditur për disa javë si ndër këngët më të dëgjuara të verës.

Ndërkohë, Kida pritet të sjellë një tjetër këngë që padyshim do të kthehet në një hit. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes disa postimeve në rrjete sociale. Ajo ka publikuar pak orë më parë një video, ku është bërë bashkë me disa emra të njohur të showbizzit shqiptar, mes të cilëve Megi Pojani, Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj.

Kida duket se ka vendosur të vijë ndryshe këtë herë pasi ajo gjithashtu ka bërë një ndryshim rrënjësor në look, duke u bërë bjonde.  Klipi i këngës që mban titullin “Edhe sa” është xhiruar në Budva, megjithatë këngëtarja nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se kur pritet të publikohet. /abcnews.al/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button