Categories Showbiz

Kinshuk Mahajan: “Bidaai” më bëri të njohur; I falënderoj shqiptarët për mesazhet…!

Kinshuk Mahajan apo i njohur ndryshe në Shqipëri si Ranvir, është një aktor shumë i sukseshëm jo vetëm në Indi, por edhe në shumë vende të tjera. Në filmin ku ai ka luajtur që është transmetuar dhe në Shqipëri, u pëlqye shumë nga të gjithë.

Sot për herë të parë në një intervistë ekskluzive për Intervista.al është Kinshuk Mahajan…! -Kinshuk, në radhë të parë uroj të jeni mirë me shëndet! Si e përjetuat dhe kaluat kohë kundër kësaj pandemie që u përhap në të gjithë botën COVID-19?

-Përshëndetje, faleminderit shumë për urimin dhe për ftesën për të bërë këtë intervistë. Shpresoj që ju të gjithë jeni mirë. Pra, pyetja juaj e parë është si cila është përvoja ime e izolimit? Kështu që unë do të them që përfundimisht kjo përvojë ka qenë shumë e veçantë në radhë të parë. Ju nuk doni të mbylleni në shtëpinë tuaja por nuk mund të dilji askund. Ju nuk mund të punoni. Ju nuk mund të bëni asgjë nga ngarkesa e masave që duhet të merrni, por në të njëjtën kohë një gjë që kjo mbyllje na ka mësuar është të jemi me familjen duke kaluar kohën me familjen dhe ato ishin shumë gjëra që fillimisht ishin të nevojshme për ne dhe ne nuk mund ta imagjinonim jetën tonë pa to. Kjo situatë na ka mësuar shumë gjëra dhe unë me të vërtetë shpresoj të dalim nga kjo gjendje shumë shpejt dhe po ashtu të shpëtojmë edhe nga kjo sëmundje.

-Më lejoni t’ju pyes pak për fëmijërinë tuaj. Çfarë fëmije ishte Kinshuk kur ishte i vogël?

-Si fëmijë isha i fjalës, por në të njëjtën kohë prindërit dhe familja ime më thonë shpesh se kur bëja gabime e kisha këtë talentin e brendshëm për të fshehur padrejtësitë me buzëqeshjen time të pafajshme. (qesh)Unë nuk kam qene student shume i mirë. Unë isha më shumë me aktivizimin jashtëshkollor. Kam bërë teatër. Kam bërë sport dhe aktivitete të tjera. Po, por pak keq me mësimet. Gjëja më e mirë në fëmijërinë time që kam pasur një motër më të vogël. Kështu që ishte vërtet argëtuese. Dhe ne i bënim të gjitha çmenduritë e moshës bashkë. Kështu që fëmijëria ime ka qenë argëtuese.

-Çfarë studenti keni qenë në shkollë? Student i shkëlqyer apo paksa dembel?

-Po, unë kam qenë një student  paksa dembel dhe ende familja ime thotë se jam dembel. (Qesh) Unë shumicën e kohës kur nuk jam duke punuar më gjen ose në shtratin tim duke fjetur  ose duke parë filma. Më pëlqen të fle.(Buzeqesh)

-Në cilën moshë filluat punën tuaj të parë? Dhe çfarë pune bëni saktësisht?

-Unë fillova të bëja një kurs të krijimit të filmit dhe pastaj bëra teatër. Nderkohë puna ime e parë ishte për një xhirim shtypi. Në  vitin 2006, mora detyrën e parë në qytetin tim të lindjes dhe më pas në vitin 2007 erdha në Mumbai. Aty bëra një shfaqje të quajtur “Doom” dhe pas kësaj shfaqja ime e dytë ishte “Kajol”.

-A ka qenë jeta paksa e vështirë për ju kur ishit fëmijë? A keni menduar ndonjëherë me vete se nëse nuk do të jem unë që jam, varet se ku do të isha sot?

-Unë do të thoja se nuk ka qenë e vështirë por në të njëjtën kohë nuk ishte as shumë e lehtë. Unë vij nga një familje e klasës së mesme dhe nuk kam pasur ndonjë rrenje apo trashëgimi në art. Kështu që më është dashur impenjim dhe punë të palodhur. E dija që do më ndihmonte të dilja në vendin ku jam sot. Kështu fatmirësisht paraqitja nuk me mungonte dhe familja ime gjithmonë më motivonte të isha me të vërtetë vetvetja. Ndonjëherë kur nuk je aq i pasur thjesht di që duhet të mbështetesh në talentin tënd dhe punën tënde të vështirë. Unë jam falënderues ndaj Zotit për atë që jam sot!

-Si filloi karriera juaj? Përshkruajeni me pak fjalë.

-Unë isha gjithmonë i përgatitur. Unë bëra kërkimin tim, bëra kursin e filmit, bëra teatër dhe më pas erdha në këtë linjë dhe fillimisht do të them që është e rëndësishme të mësoni zanatin tuaj dhe të vini sepse me të vërtetë ju ndihmon dhe ju bën të ndjeheni të sigurt për atë që do të bëni dhe kjo ju ndihmon me luftën tuaj. Pra, aktrimi është diçka që nuk mund të mësohet duke ndenjur por po të bësh një kurs ose diçka të tillë do të të ndihmojne patjetër të fitosh atë përvojë në atë fushë.

-Çfarë marrëdhënie keni me kolegët tuaj? Po flas për Sara, Paarul dhe Angad. A jeni akoma miq me njëri-tjetrin apo ka pasur ndonjë debat me ndonjë?

-Po, natyrisht. Unë jam në kontakt më të gjatë me Angand, Sara & Paarul. Angad është si një vëlla për mua. Ne pothuajse flasim çdo ditë dhe me Sarën. Por, ne të gjithë jemi në kontakt me njëri-tjetrin dhe vazhdojmë të flasim me njëri-tjetrin duke u uruar atyre përvjetorë të ditëlindjeve. Po, ishte vërtet kënaqësi të punoja me ta. Ishim si familje dhe jemi akoma si familje dhe ishte kënaqësi të punoja dhe ishte vërtet kënaqësi të punoja me ta. Ata janë vërtetë si një familje për mua.

-Kur do t’ju shohim përsëri në një serial?

-Shikoni, nuk e di kur do të më shihni përsëri sepse kam bërë shumë shfaqje në Indi, por nuk e di se cilat shfaqje vijnë në Shqipëri dhe cilat shfaqje do të transmetohen atje. Disa nga shfaqjet e mia të tjera si “Noggin” si “Silsila” kanë marrë një feedback të mirë në vendet e tjera, dhe mbase ju keni parë vetëm një telenovele e cila është “Bidaai” ku unë “vdes”. Nderkohe unë jam angazhuar që kur “vdiqa” tek “Bidaai” dhe kam bërë shumë filma, por nuk e di në cilin vend janë duke u transmetuar.

-Ky është momenti që preferoj më shumë sepse çdo i famshëm i huaj që do të intervistoj pyes nëse e njohin Shqipërinë? A dini ndonjë gjë për Shqipërinë? A do ta vizitoni ndonjëherë Shqipërinë? Nëse do të merrnit një ofertë këtu në Shqipëri, për të qenë pjesë e një serie, a do të pranonit?

-Po, unë do të doja shumë të vija në Shqipëri. Do të më pëlqente të punoja në qytetet e vendit tuaj ose mbase ndonjë ngjarje në Shqipëri. Kështu që kushdo që dëshiron që unë të vij në Shqipëri pas këtij izolimi dhe çfarëdo që të jetë edhe pse situata përmirëson mua më shkruani mesazh dhe sigurisht që unë do të shoh se çfarë mund të bëj. Po, unë do të doja të aktroja dhe filmat apo serialet tuaja dhe sigurisht do të doja shumë të bashkëpunojacme shqiptarët një ditë,  edhe nëse nuk jam duke punuar për industrinë tuaj të filmit. Do të doja shumë dhe të vija atje dhe të takoja shumë prej jush.

-Çfarë do tu thuash ndonjë gjë shqiptarëve?

-Do të falendëroj gjithë fansat e mi shqiptarë që po vazhdoj të marr mesazhet e tyre në instagramin tim dhe i falënderoj shumë. Ju jeni me të vërtetë të ëmbël dhe ndihem i bekuar që e dashuruat rolin tim dhe telenovelën ku isha pjesë edhe unë. Është shumë e rëndësishme për mua  që një djalë dhe aktor nga India ka marrë kaq vlerësime nga shqiptarët.  Ju falënderoj shumë për këtë dashuri dhe qëndroni të sigurt. Qëndroni të shëndetshëm dhe thjesht sigurohuni. “Ranviri” ju do shumë dhe ju ka shumë përzemër!

Intervistoi: Xhulio Doci


Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME