Categories Showbiz

“Kishte vjedhur lopën e komshiut”, Rudina Dembacaj kujton historinë me të atin, shpërthen në lot teksa rrëfen fjalën e fundit që i tha

Rudina Dembacaj ka vendosur që nëpërmjet një projekti të titulluar ‘Malësoret e mia’ të ndihmojë vajzat dhe gratë në zonat veriore të vendit tonë. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, për të treguar më shumë detaje për këtë projekt i cili do realizojë dëshirat dhe ëndrrat në sirtar të shumë vajzave dhe grave.

Gjithashtu Rudina ka folur edhe për jetën e saj private, për humbjen e babait dhe planet që ka në të ardhmen me partnerin e saj Mark Frrokun. Rudina Magjistari: Babai jot ka pak kohë që është ndarë nga jeta, do doje të të shikonte këtë projekt të bukur që ke nisur dhe cila është këshilla që mban gjithmonë me vete prej ti?

Rudina Dembacaj: (Përlotet) Kjo krenari që më buron, më buron vetëm sepse jam vajza e tij. Dua të them një episod shumë të shkurtër me babin, kur ishte në zyrën e tij. Drejtonte një shkollë të bashkuar edhe 8-vjeçare edhe gjimnaz dhe ishte drejtor shkolle. Unë isha në 8 vjeçare dhe kuptoja shumë pak nga gjërat që ndodhnin, ose nga bisedat e tij të punës. Në  8-vjeçare erdhi një zotëri dhe tha Rexhep dua të më ndihmosh sepse ti ke ndikim.

Më kanë futur djalin në burg për vjedhje. Babi e pyet po çfarë ka vjedhur djali jot?  Djali ishte 19 vjeç dhe kishte vjedhur lopën e komshiut dhe erdhi me shumë shpresa tek babi. Babi me gjithë forcën e tij dhe pjesën e tij babaxhane e nxorri nga zyra dhe pasi e nxorri nga zyra zotëria në fjala e fundit që tha, ishte Rexhep ke të drejtë le të rrijë aty dhe ta bëjë mësim. Vlerat e vërteta të një malësori i kishte në një mënyrë absolute.

Unë ditën e fundit kur e përcolla në banesën e fundit babin, e ndjeva shumë të nevojshme dhe një nga fjalët që i thashë me zë ishte “edhe malësor edhe europian vetëm ty të kam njohur”. Mendoj që është shumë i pakrahasueshëm dhe dashtë Zoti ose unë ose motra të bëjmë ndonjë djalë që t’i ngjajë të paktën një 30%-sh, të ketë atë burrërinë e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME