Showbiz

Klaudia Pepa feston ditëlindjen, urimi i Albit merr të gjithë vëmendjen

Balerina shumë e dashur për publikun shqiptar e italian, Klaudia Pepa ka festuar ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë ka marrë urime të shumta, mes tyre edhe urime nga VIP-at. Por urimi që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë i ish-bashkëshortit, koreografit Albi Nako.

“Vajza e ditëlindjes! Ditëlindja është vetëm një ditë më shumë nga të gjitha ditët që do të vijnë, por bëhet një kujtim i veçantë nëse kalohet me ata që i doni. Ajo që e bën të veçantë një ditëlindje nuk është vetë data, por dashuria që është mbjellë ndër vite, e mbledhur përmes vëmendjeve dhe buzëqeshjeve të atyre përreth nesh. Faleminderit miqve të mi, faleminderit edhe juve, faleminderit për përkrahjen, për këshillat, faleminderit që keni qenë atje. Një përqafim, Kla!”, ka shkruar Klaudia krah fotos.

“Gëzuar ditëlindjen”, i ka komentuar Albi, koment të cilin Klaudia e ka pëlqyer.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button