Showbiz

Konkurrent i “Big Brother VIP”? Rrëfehet Erion Braçe: Më ka ftuar Arbana Osmani

Erion Braçen e njohim nga daljet e tij publike në parlament, si edhe në televizione të ndryshme por gjithmonë duke folur për politika qeverisëse apo opozitare. Jua kishte marr mendja ta shihnit në një reality-show?!
Mesa duket, Arbana Osmanit, i ka vajtur mendja, pasi i ftuar në Top Albania Radio, politikani Braçe tregoi se ka patur një komunikim me moderatoren.

“A do hyje në Big Brother Vip?”, e pyet Adi.
“Jojo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam patur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist”,- u përgjigj Braçe.
“Ky po që është lajm i ditës”,- tha Adi.

Normalisht, Erioni, kishte refuzuar.

Ende nuk dihet asgjë për opinionistin, por konkurrentët VIP-a po zbulohen pak e nga pak.
Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”, që i bie ditë e premte.Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë. “Iconstyle.al” ju ka zbuluar disa prej emrave pjesëmarrës,si Sheila Haxhiraj,Ema Andrea, Albërije Hadërgjonaj, Andi Artani, Arjola Demiraj, ka dyshime për Meridian Ramçaj, si edhe Riselda Sejdija.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: