Categories Showbiz

Kozaku tregon të vërtetën: U harxhuan 20 mijë euro për të më kapur

Prej disa javësh, Kozak Braçi, i njohur si “Mbreti i Instagramit” u bë kryefjala e mediave për shkak të rrëmbimit të tij. Një sherr mes tij dhe Fabio Dushkut i cili ndodhet në burgun e Koridhalos në Greqi, bëri që Kozaku të merrej peng poshtë shtëpisë së tij në zonën e Alliasit në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kozaku ka treguar të gjithë dinamikën e rrëmbimit të tij. Ai ka theksuar se janë harxhuar 20 mijë euro që ta kapnin. “Edhe unë pata bërë pak gabim. E shava. Më hodhën një tritol te shtëpia dhe aty fillova të shaja dhe unë.

Nisi grindje në Instagram, budallëqe me story, u kapëm kot. Më hodhën atë tritolin te shtëpia, si të shikosh nënë të qajë në shtëpi. Me atë kisha sherr dhe mendova që ma bëri ai. Fillova ta shaja dhe dola nga shinat. Bëra gabim dhe unë. Të rrëshket ndonjëherë këmba dhe nuk di çfarë bën.

Dhe ai personi që kam sharë nuk ishte ndonjë kalama, ishte me pozita. Presioni ishte shumë i madh. Nuk ishte mirë të bëjë video se ajo ishte gjë koti. Kur u mora peng doja veç të shpëtoja, nuk mendoja gjë tjerët, vetëm të lirohesha. Si të shohësh 13 veta që kanë ardhur për ty normal që ke frikë. Është gjëja më e keqe të të marrin peng. Isha në shtëpi.

Kisha 1 muaj që më ruanin, por nuk më kapnin, me kamera nëpër makina, se nuk ishte kollaj që të kapesha. Ruhesha. Bëja lëvizje të kontrolluara. Kur ke famë nuk del tek pullë. Edhe nuk ruhesha dhe shumë fare por e neglizhova situatën. Ishte ora 18:00, isha live, mora një taksi në telefon dhe i thashë dua të iki në studio të regjistroja këngën. Marr taksinë, e merrja përherë. Hipi në taksi mbrapa, atë ditë sikur e ndjeja. I them ec shpejt se mos na marrin peng. Më del një grua që kam te lagjia, një grua me karrocë. Ajo më vonoi. Futem te makina dhe më ndaluan 4 makina, më bllokojnë poshtë shtëpisë edhe më marrin peng. U futa në peng, shumë presion i madh, shumë adrenalinë e madhe. Janë harxhuar 20 mijë Euro të kapesha unë”, rrëfeu Kozaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME