Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka uruar ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Mëngjesin e sotëm, ajo ka publikuar në Instagram një foto, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet e mbuluar me flamurin kuq e zi. Përmes këtij postimi, Dua shprehet krenare që është shqiptare.
“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! KRENARE QË JAM SHQIPTARE ! URIME DITA E PAVARËSISË!!”, ka shkruar këngëtarja. Kujtojmë që së fundmi, Dua Lipa ka marrë gjashtë nominime në çmimet Grammy 2021, tre nga të cilat për albumin “Future Nostalgia” si rekordi e vitit, albumi e vitit dhe albumi më i mirë vokal pop.