Showbiz

Kush e njeh Dalina Buzin dhe filmat e saj?

Nga: Kreshnik Spahiu

Kur isha fëmijë çdo të dielë shkoja në kinema. Sot shoh me pasion çdo prodhim të NETFLIX sepse shteti ynë e shkatërroi Kinostudion Shqipëria e Re dhe rrënoi 433 Kinema dhe Teatro.
Godinat u fundosën, por shpirti artistik nuk vdiq.

Dalina Buzi një yll në ngritje me krijimtarinë e saj nëpërmjet Anabel Entertainment, kanë realizuar serialin “SNOB” ku ndërthuren emocionet dhe fantazia, diferencat e gjeneratave, snobizmi apo provincialiteti, logjika apo marrëzia.

Kjo dramë e kohëve moderne sjell në ekran hendekun e thellë mes të pasurve dhe të varfërve, por edhe pasojat e vendimmarrjeve të gabuara të prindërve të tyre gjatë tranzicionit të egër shqiptar.

Brenda një filmi shqip, unë ndjej se një erë e re po fryn në kinematografinë shqiptare. Dikur përlotesha nga interpretimi idhujve që aktronin në filmat shqiptarë, ndërsa sot jam i bindur për fimin shqiptar nuk do jetë e largët dita që Dalina dhe koleget e saj, do të jenë pjesë e NETFLIX dhe zëri apo aktrimi shqip të shikohet nga gjithë planeti.

Faleminderit ANABEL që kudo ku jetojmë në Berlin, Londër, Prishtinë, Shkup, Romë, New Jork, na dhuron emocione SHQIP.  Shikoni SHQIP talentet shqiptare në: SNOB.AL

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close