Categories Showbiz

Kush është e eleminuara e radhës nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

E eleminuara e natës së djeshme nga “Big Brother VIP”, është këngëtarja Semi Jaupaj. Asnjë prej banorëve nuk e priste që dikush do të dilte, për shkak se ditën e enjte Fifi vendosi të linte lojën.

Si rezultat, për dy vajzat e tjera që ishin në nominim, Semi dhe Einxhel, u hap një televotim gjatë spektaklit, nga i cili u “penalizua” këngëtarja. Kur mbërriti në studio, artistja u shpreh se e kishte një ndjesi që ajo mund të largohej. E pyetur nga Arbana se çfarë e penalizoi, ajo tha: “E kisha një ndjesi që do dilja.

Ajo çka më penalizoi besoj që është thënë e stërthënë nga analistët, njerëzit që kanë hyrë më vonë, ‘loja me Donaldin’. Çfarë do bëja unë ndryshe?

Nuk e di, nuk është se di të bëja ndonjë gjë ndryshe, fati im qe dhe qëlloi që unë që kur hyra nuk ndihesha mirë edhe zgjati një çik më shumë se çduhet nga mbyllja, do të doja që tni kishte nisur për shembull.” Javët e para të spektaklit, u aludua se Semi kishte një pëlqim ndaj Donaldit, i cili është ish i dashuri i shoqes së saj të ngushtë, Bora Zemani.

Por dyshja sqaroi që nuk kishin asnjë gjë me njëri-tjëtrin, dhe se qëndronin afër për shkak se kishin njohje dhe jashtë shtëpisë.

Nga ana tjetër Bora Zemani, tregoi se e kupton sjelljen e Semit, pasi ajo është një shoqe protektive dhe se me Donaldin pret t’i sqarojë gjërat kur ai të dalë jashtë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME