Categories Showbiz

Leonora rrëfen divorcin: Djali i bashkëshortit zgjodhi të rrinte me mua, tani kam 3 fëmijë

Ka Një Mesazh Për Ty” nga emisioni “E Diela Shqiptare” në Tv Klan mirëpriti në studio Leonorën, e cila vjen nga shumë larg. Prej 16 vitesh, ajo jeton në SHBA, në qytetin që nuk fle kurrë, Las Vegas. Ajo e nis rrëfimin e saj me një histori sa të trishtë, aq edhe të veçantë. E fejuar me mblesëri në moshën 19-vjeçare, ajo gjeti në shtëpinë e bashkëshortit një fëmijë, një djalë të cilin e deshi shumë, të cilit iu bashkua edhe vajza që Leonora lindi.

Pas disa vitesh, divorci i saj nga bashkëshorti e la pas me tre fëmijë, një djalë dhe dy vajzat e saj, por për Leonorën nuk ka asnjë ndryshim, ajo thotë se ka tre fëmijë.

Ardit Gjebrea:  Më trego pak për jetën tënde këtu, përpara se të shkoje atje.

Leonora: Fillimisht jam motra e 4 vëllezërve dhe në moshën 19, fejohem.

Ardit Gjebrea:  Me dashuri?

Leonora: Jo, me mblesëri.

Ardit Gjebrea:  I fejuari im kishte nga martesa e parë një djalë, atë fëmijë e donim shumë dhe që vitin e parë solla në jetë vajzën e madhe. Nga djali i martesës së parë që kishte burri nuk kisha asnjë lloj problemi.

Leonora: Ai jetonte me ju?

Ardit Gjebrea:  Erdhi pas një viti.

Leonora: Ishte fëmijë i vogël, 3-4 vjeç, por donte të rrinte te familja e të atit.

Ardit Gjebrea:  Nuk e mbajti e ëma, e mbajtët ju?

Leonora: E ëma e kishte në dokument.

Ardit Gjebrea:  Por ai donte që të jetonte me ju?

Leonora: Po, pasi lindi dhe vajza ai ishte shumë i afruar me motrën e tij. Pas tetë vjetësh, kam lindur vajzën e dytë.

Ardit Gjebrea: Po të të pyes unë, sa fëmijë ke ti?

Leonora: Tre.

Ardit Gjebrea:  Edhe sot tre?

Leonora: Tre dhe dy nipër.

Ardit Gjebrea:  Edhe pse u divorcove nga burri, ti prapë thua tre fëmijë?

Leonora: Po, patjetër.

Ardit Gjebrea:  Pra, ti nuk je më me bashkëshortin tënd dhe djalin e tij ti e konsideron si djalin tënd?

Leonora: Ai zgjodhi të rrinte me mua.

Ardit Gjebrea:  Si me ty?

Leonora: Me mua, në të njëjtën familje.

Ardit Gjebrea:  Vajzat i kuptoj, por edhe ti kur u divorcove, djali vendosi të rrijë me ty?

Leonora: Po, babai i tyre u largua nga ne.

Ardit Gjebrea: Dhe sot e kësaj dite jeni bashkë, me djalin e ish-bashkëshortit?

Leonora: Po.

Së bashku me Leonorën, në shtëpinë e saj në Las Vegas bashkëjetojnë Ledioni me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME