Categories Showbiz

Lirohet nga burgu këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi. Sipas avokatit, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe këngëtares i është ndërprerë masa e paraburgimit. “Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi për Gazetën Express.

Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo masë ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë. Këngëtarja u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Arrestimi i parë i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Pas arrestimit në Morinë ajo doli nga qelia, pasi gjykata e Kukësit vendosi për të masën “arrest shtëpie”. Mirëpo, pas disa javësh këngëtarja u arratis. Gjatë arratisë ajo organizoi edhe ceremoninë e martesës me partnerin e saj Fisnik Syla në Maldive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME