Showbiz

“Lojtarët krejt ta kanë frikën”/ Çmenduri, dalin tre këngë njëheresh për Luizin në “BBVA” (VIDEO)

Këngëtari Luiz Ejlli është një banorët më të komentuar të “Big Brother Vip Albania” dhe që prej fillimit ka bërë për vete një numër të madh të publiku.

Fansat e tij janë munduar t’ja tregojnë mbështetjen nga format më të ndryshme, ku vlen për t’u theksuar edhe protesta jashtë shtëpisë së “BBV” apo edhe dronet e shumtë. Së fundmi, për të kanë filluar të dalin edhe këngë, madje tre këngë njëheresh.

Këngëtari Perlat Sheqeri i ka kushtuar një këngë Luizit me titullin “Luiz Ejlli” dhe ka një tekst të goditur që tregon që Luizi është një njeri zemër mirë, është i pastër etj.

Gjithashtu, edhe këngëtarët e njohur të muzikës popullore të Veriut, Bledar Kaca dhe Mirgen Zela kanë publikuar së fundmi një këngë për shkodranin me titullin “Këngë për Luiz Ejllin”.

Por, nuk ndalet vetëm me kaq, pasi edhe këngëtari nga Kosova, Gëzim Mustafa, i cili njihet për këngët parodike në rrjetet sociale i ka kushtuar disa vargje Luiz Ejllit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close