Showbiz

Lorik Cana rrëfen momentin kur bashkëshortja ia “mori” zemrën

Lorik Cana dhe Monica janë njohur që në vitin 2011 dhe prej 7 vitesh janë burrë e grua, teksa kanë sjellë në jetë edhe 2 fëmijë, Bojken dhe Enkelejda. Ata kanë thuajse një jetë bashkë, por jeni kuriozë të dini si nisi gjithçka mes tyre? Loriku e ka treguar historinë e bukur teksa ishte i ftuar në emisionin e Top Neës, “Jashtë Loje”.

Futbollisti rrëfeu se për herë të parë, ata kishin rastisur së bashku në një restorant dhe ishin parë për 2-3 orë, derisa ai i kishte dhënë numrin e tij nëpërmjet menaxheres së restorantit.

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer jemi takuar dhe tani jemi bashkë që 10 vjet”- ka treguar ai.

Pse bëri një zgjedhje jashtë vendlindjes dhe nuk mori një nuse shqiptare? Jua tregon vetë ai.

“Janë disa sinjale që të jep, duhet ta ndjesh ta jetosh për të parë nëse është personi që ti ke nevojë dhe ajo gjithashtu. Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë”, tha ai./Iconstyle

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: