Moderatorja Luana Vjollca ka ndarë me fansat e saj ëndrrën që ka realizuar, pas shumë vitesh punë. Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re. “1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti i ri i këngëtares, të cilin duket se ajo e ka gati.
Ditën e djeshme Luana Vjollca ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, shkëputur nga videoklipi i këngës së re. Ajo shfaqet shumë ndryshe nga çdo herë tjetër, teka shihet e veshur me të bardha dhe me flokë të prerë shumë shkurt e me balluke. Gjithashtu Luana ka zbuluar se kënga do të publikohet në 18 qershor në orën 18:06.