Categories Showbiz

Luana Vjolla dhe Krenar Çoçaj gati për t’i thënë njëri-tjetrit ‘PO’

Ky është viti i Luana Vjollcës. Pasi moderatorja mbylli një sezon të suksesshëm të “Shiko kush Luan”, duket se tashmë po i kushton më shumë vëmendje planeve të tjera. Ashtu si vetë ajo na ka zbuluar me copëza nga postimet në rrjetet sociale, ajo po punon për këngën e saj të rradhës. E duke njohur tashmë projektet që ajo lançon, dihet që shumë shpejt kënga do të shndërrohet në hitin e verës.

Por duket se edhe kaq nuk mjafton. Ditë të arta Luana po shijon edhe në jetën e saj private. Prej vitesh në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn, dyshja duket se më në fund ka gjetur gjuhën drejt martesës. Dyshja është një ndër çiftet më të pëlqyera, por edhe më hermetike në showbizzin shqiptar, duke preferuar që ta mbajnë lidhjen sa më diskrete, madje mundësisht duke e shijuar lirshëm vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë, por prapë në rrjetet sociale nuk kanë munguar foto nga kjo dyshe.

Shpesh ata janë përfolur për një ndarje, duke qenë një nga çiftet me statusin më të ndryshueshëm. Disi largësia dhe disi xhelozia ka bërë që Luana dhe Krenari shpesh të kalojnë kohë edhe të ndarë. Por mesa duket gjithçka i përket të shkuarës dhe tanimë dy të rinjtë kanë konsoliduar këtë raport dhe janë gati për hapin e rradhës.

Nëse 29-vjetori e gjeti Luanën beqare, pasi në atë kohë ishte e ndarë nga Krenari, duket se 30 vjetori do ta gjejë me status të ndryshuar. Bëhet me dije se showgirli dhe menaxheri i VIP-ave janë duke organizuar dasmën e tyre pikërisht në shtator.

Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do ti thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Që kur lidhja e tyre u bë formale ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke gjetur pak kohë mes shumë angazhimeve për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndaj duket se edhe kësaj largësie, që shpesh është bërë motiv për ndarjen tashmë do ti vijë fundi. Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumta që ka. Ndaj ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim shtatorin, për të parë nëse çiftit do ti shpëtojë ndonjë copëz nga intimiteti i dasmës së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME