Prezantuesja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, vijon pushimet në Dubai, larg zhurmës së Shqipërisë. Pushimet i ka ndarë dhe me ndjekësit, ku herë pas herë publikon foto nga vende të ndryshme në Dubai.
Luana sot ka përshëndetur fansat e saj në Instagram me një foto nga deti, ku vë në pah linjat e saj trupore dhe nuk ngurron të ekspozojë gjoksin. Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, ku nuk kanë muguar as personazhet e njohur. “Kam harruar të publikoj këtë foto, Dubai”, shkruan moderatorja krah fotos ku shfaqet sexy.