Showbiz

“Luiz-mania” ‘infekton’ edhe çiftin Ajsel dhe Eros, futbollisti uron partneren për ditëlindje me banorin e BBV

Eros dhe Ajsel Grezda janë çifti më i ri i showbizit shqiptar dhe më i komentuari. Edhe pse në lidhjet e kaluara, Erosi ka preferuar që të qëndrojë sa më diskret, me Ajselin ka ndodhur krejt e kundërta.

As futbollisti dhe as ajo nuk kanë i kanë kursyer postimet dhe dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin. Sot, Ajsel feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte urimi i bashkëshortit të saj. E teksa të gjithë prisni një urim normal romantik, Eros na ka çuditur dhe më “romantik” se kaq s’kishte ku të shkonte.

“Edhe 100 zemër. Të dua më shumë se Luizin,” i ka shkruar Eros në një pusullë bashkëshortes së tij, duke treguar që “Luiz-mania” i ka kapur dhe ata si shumicën e shqiptarëve. Këtë urim sigurisht që Ajsel e ndau me ndjekësit e saj ku krahas tij shkruan: Kur burri jot është më romantik nga sa e ke imagjinuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close