Categories Showbiz

Luizi i këndon këngën e dedikuar për të, Kiara përlotet nga emocionet: Nuk të ndahem kurrë ty! (VIDEO)

Me rastin e ditës së “Shën Valentinit”, Luizi kërkoi nga Vëllai i Madh që t’i bëjë një surprizë Kiarës. Ai shkroi një këngë gjatë këtyre ditëve, të cilën ia dedikoi moderatores, duke i shprehur të gjitha ndjenjat që ka ndaj saj.

Luizi ia këndoi këngën Kiarës në oborr, ndërsa kjo e fundit u përlot nga emocionet dhe më pas ai i dhuroi asaj një byzylyk.

“Jo të lumtur që më ke bërë, por unë s’të ndahem më kurrë”, i thotë Kiara Luizit në këto momente të bukura.

Gjatë spektaklit të kësaj të marte, në ditën e të dashuruarve, Luizi surprizoi Kiarën me një këngë dedikuar ndjenjave që ai ka për moderatoren. Disa orë para spektaklit kënga u publikua nga faqja zyrtare e Top Channel në YouTube, dhe në më pak se 24 orë kënga ka arritur 1.6 milionë klikime.

Emocionet ishin të mëdha për Kiarën dhe dukshëm teksa Luizi këndonte sytë e saj ishin të mbushur me lotë dhe gjatë gjithë kohës i puthte duart. Sapo kënga u publikua u bë me dije se muzika është bërë nga Elgit Doda, por ishte e paqartë se kush kishte bërë tekstin, pasi nga të gjithë u kuptua se ishte bërë nga këngëtari si një dedikim

për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, nisur edhe nga postimi që bëri faqja zyrtare e Top Channel.

“Pritjes i erdhi fundi mesa duket Luizi ka vendosur të përkthejë të gjitha ndjenjat e tij në një këngë”, shkruhej në faqen zyrtare në Instagram të “Big Brother VIP”. Edhe në YouTube sikurse ndodh zakonisht mungonte emri i tekstshkruesit, por ka qenë vetë kompozitori Elgit Doda, i cili me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka sqaruar se edhe teksti është bërë prej tij. “Ishte kënaqësi t’ju dhuroja tekst dhe muzikë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito”, ka shkruar ai teksa ka publikuar këngën “Me ty”.

Kujtojmë që prej disa ditësh Luizi i ka paraprirë një surprize të madhe që e pret Kiarën për Shën Valentin. Kënga është regjistruar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pa e kuptuar banorët, dhe në klipin e publikuar ka pamje të Luizit teksa regjistron këngën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME