Categories Showbiz

Luljeta Bozo në studio me nusen e djalit, jep 2 këshilla si ta bësh për vete vjehrrën

Ditën e sotme tek “Rudina”, tema kishte të bënte me raportin nuse-vjehrrë dhe të ftuar ishin inxhinierja Luljeta Bozo dhe nusja e saj, skenaristja Alda Bida.

Bozo ka treguar takimin e saj të parë me nusen e djalit dhe ka dhënë këshilla për raportin nuse-vjehrrë.

“Hera e parë që kam parë Aldën ishin në zbor andej në Mamurras, edhe vjen Petri e sjell. Në fakt Aldën të parën e ka parë Todi, edhe më përpara se Todi halla. Petri me mua ka qenë shumë i hapur. Edhe ma thua që kam një shoqe. Shyqyr që e ke një shoqe po kur do na i sjellësh. Erdhën nga zbori që të dy. Kjo ishte njohja e parë. Unë asnjëherë nuk nisem nga përshtypja e parë. Alda ishte goxha vajzë, e bukur, e re me gjallëri me të gjitha çfarë ka rinia. Mbi të gjitha rëndësi për mua kishte që ata të dy donin njëri-tjetrin. Kjo është më e rëndësishmja, kur djali me vajzën kanë dashuri të sinqertë, kanë mirëkuptim, kanë harmoni, të gjitha të tjerat sfumohen. Nuk merret njeriu me vogëlsira”.

Sipas saj, për të patur një raport të mirë mes nuses dhe vjehrrës duhen mbajtur parasysh dy këshilla.

“Në qoftë se do që të shkosh mirë, duhet të kesh dy gjëra parasysh. Vajza që vjen në shtëpi vjen nga një familje tjetër, nga një mënyrë tjetër jetes, futet në një mjedis të ri, duhet patjetër të bëhet shumë tërheqje dhe lëshim nga ai që është më i rritur dhe më i pjekur, nga i zoti i shtëpisë. Dhe po kështu nga ana e nuses. Kur arrihet ky mirëkuptim dhe dihet ku duhet të tërhiqet njëra palë dhe pala tjetër, gjithmonë gjendet gjuha e përbashkët. Kështu që duhet ta kesh në kokë. Po e ke në kokë që të bësh sherr, për një gjë bën sherr. Në atë kohë ato ishin kushtet, do jetonim bashkë. Por mirë do ishte që secili të ishte në shtëpinë e vetë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME