Categories Showbiz

“Mafiozi i Italisë”, motra refuzon t’i japë firmën vëllait, ngrihen tonet në studio: Ka 4 vila e do akoma, më jep lekë

Sadetja është motra e thirrur nga Iliri në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar asaj firmën për testamentin e prindërve. Në insertin prezantues në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Sadetja shprehet me deklarata të forta kundër vëllait.

Sadete: Ku është ai mafiozi i Italisë që më ka thirrur mua sot? Për çfarë më ka thirrur njëherë, ta di dhe unë? Ku e ka hallin ai? Kur desha unë atë që desha, ai më ktheu kurrizin mafiozi që ka katër vila edhe do hala. Do më shikojë sot mua ai kush jam!

Për këtë deklaratë të Sadetes, Iliri u përgjigj në studio se duart e tij janë “duar punëtori, jo mafiozi”. Kur moderatori Ardit Gjebrea fton Sadeten në studio, ajo refuzon të ulet dhe menjëherë shkon drejt të vëllait duke u përplasur verbalisht me të.

Sadete: Për çfarë më ke thirrur ti mua sot ore?

Ilir: Qysh për çfarë të kam thirrur?

Sadete: Për çfarë më ke thirrur?

Ilir: Ti e di shumë mirë për çfarë të kam thirrur unë.

Sadete: Pse më ke thirrur, çfarë kërkon nga unë?

Ilir: Firmën.

Sadete: Pak po vuaj me këto që kam në shtëpi?

Ilir: Nuk më intereson fare, unë kam familjen time.

Sadete: Jam pa shtëpi e pa fëmijë, jam rrugëve.

Ilir: Rrugëve? Nuk është faji im, nëna e baba të kanë dhënë burrë.

Sadete: Çfarë burri thua ti ore?

Ilir: Burrë pra, të kanë dhënë burrë. Unë do shikoj familjen time, jo tënden.

Sadete: Po mirë kështu më ndodhi mua, si t’ia bëj?

Ilir: Unë çfarë të të bëj ty? Unë i kam ndihmuar të gjithë…

Sadete: Më fëlliqe ti mua këtu, çfarë kërkon, çfarë do nga unë?

Ilir: Unë desha firmën.

Sadete: Thirri mendjes se na fëlliqe këtu, çfrë do, çfarë do nga unë?

Ilir: Desha firmën tënde dhe shko ulu atje.

Sadete: Firmë unë ty s’të jap sikur në qiell të hipësh ti e unë të zbres poshtë.

Ilir: Unë do ta marr.

Sadete: Fare! Shtëpinë njëherë nuk ke gjë ti gjallë në botë!

Sadete: Unë kërkoj hall, strehim koke. Jam jashtë pa shtëpi. Ti mua më do firmë që ke katër copë.

Ilir: Moj motër, unë kam shkuar ditën e tretë të operacionit se kam bërë dy operacione. Ditën e tretë kam shkuar në punë moj të ngisja ekskavatorin. Duhej të shkoja moj se duhej të haja. Moj ç’është kjo moj zonja Eni, të lutem?

Sadete: Më kanë poshtëruar.

Eni Çobani: Tani është e vërtetë që ke katër vila se thonë ke katër vila, ti paç dhjetë xhanëm…

Ilir: Moj zonja Eni çfarë vilash? Kam të tria vajzat, unë kam hyrë garant që të blejnë shtëpi.

Sadete: Edhe 700 metër që ke te shtëpia e vjetër aty. Ore unë nuk do marr shtëpi në varr, unë desha sa të strehoj kokën, ta gëzosh ti shtëpinë. Por unë nuk të jap firmë ty kurrë pa marrë certifikatën e shtëpisë time, të qetësohem edhe unë një ditë, të qetësohem edhe unë si gjithë njerëzit. Jam pa asnjë kusht në këtë moshë! Jam pa sallon, kam bërë një copë shtëpi shtesë.

Eni Çobani: Tani më fal zonja Sadete, me gjithë dhimbjen që na përcollët me faktin që ti nuk ke pasur fëmijë dhe kjo është një fatkeqësi që s’e keni pasur vetëm ju, por ka shumë gra. Tani ky kusht që ju vini, po s’mora unë certifikatë banese, unë s’të hedh firmën, tani çfarë lidhjeje ka ky me banesën tënde se tani më vjen keq? Tani ti kërkon para nga zotëria se duhet ta thuash troç tani që ta dëgjojë publiku, kërkon para apo jo?

Ilir: Dil hapur!

Eni Çobani: Kërkon t’ia shesësh vëllait atë pjesë toke që ti të marrësh lekë që të bësh certifikatën se kështu i bie!

Sadete: Po ashtu desha se unë jam pa gjendje.

Eni Çobani: Motrat që flasin në këtë formë unë nuk i kuptoj dot se jemi motra vetë, e kupton.

Sadete: Të më ndihmojë se unë nuk kam gjendje./klan/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME