Showbiz

Mandi Nishtulla nxjerr paratë në studio: Pagesa ime është…

Gjatë situatës së nxehur në “Shihemi në Gjyq”, nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, mes Mandi Nishtullës e Silva Gunbardhit, këngëtari nuk ngurron aspak të hapë letrat e të tregohet transparent. Ai deklaron se nuk ka firmosur asnjë kontratë që lejon të drejtat e shfrytëzimit të këngës ndaj një pale të tretë.

Ndërsa rendit faktet e tij, Mandi deklaron edhe fitimet e tij aktuale nga karriera e tij, të cilat rezultojnë marramendëse. Gjatë seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nëpërmjet Silva Gunbardhit dhe Mandi Nishtullës, ky i fundit ka deklaruar se fiton rreth 5-6 milionë dollarë në muaj, gjë të cilën e ka demonstruar në studio.

Më në fund zbulohet emri i Mandit të Nishtullës. Gjithmone i kanë folur në emrin artistik, por ai e ka emrin Mandela.

Ditën e sotme, ai dhe këngëtarja Silva Gunbardhi u përballën tek “Shihemi në gjyq” tek E djela Shqiptare me ndërmjetëse avokaten Eni Cobani.

“Më kanë vjedhur këngën ‘Të ka lali shpirt’ tha Mandi i Nishtullës që akuzon studion e prodhimit dhe këngëtaren Silva Gunbardhi.

“O Mandi, i thoshte gjithë kohën këngëtarja. Po në 2013 asnjë se dinte suksesin e këngës. Unë nga kontrata marr vetëm 10 përqind si të kam vjedhur ty”.

“Zonja Eni, më kanë falsifikuar firmën” tha Mandi i Nishtullës ndërkohë që zonja Eni Cobani tha se kontrata nuk është e vlefshme për sa kohë që ajo nuk është noterizuar.

Kënga Të ka lali shpirt është publikuat fillimisht në 2013 dhe prej atëherë ka pasur miliona klikime në youtube, deri tani 650 milionë. Por Mandi i Nishtullës nuk njihet si autor i këngës edhe pse është ai vetë. Ndërkohë akuzat nuk munguan nga ana e Mandit me Silvën që thoshte se ndjehej e fyer dhe nuk e meritonte gjithë atë sulm qe i kishte ardhur nga Mandi. Silva Gunbardhi tha se ajo merr vetëm 10 përqind dhe i ka vendosur emrin Mandit të Nishtullës kur askush nuk donte.

Në fund, të dy artistët u përqafuan dhe ranë dakord të ndalin sulmet dhe denigrimet në rrjetet sociale dhe në media. Ndërsa seancat e ndërmjetësimit do të vazhdojnë tek avokatja Eni Cobani.

Mandi Nishtulla: Unë kam ardhur me një forcë të madhe nga Amerika këtu.

Ardit Gjebrea: Ç’është ajo?

Mandi Nishtulla: Kjo është Silver. E ke këtë? (i drejtohet Silvës) Këtë nuk e njeh Youtube, mua më njeh Youtube.

Eni Çobani: Është certifikatë nga Youtube.

Mandi Nishtulla: Unë nuk dua që kjo çështje të shkojë deri në Hagë se do kisha shkuar bashkë me zonjën Eni dhe do të kishit parë se çdo të të ksihte bërë. Gjithsesi ne jemi shqiptarë, jemi njerëz që presim, kemi durim derisa të na dalë e vërteta. Duhet të dalë një e vërtetë e saktë që te kontrata ime e parë paskam dhënë unë Alfredit të drejtat e shfrytëzimit ë? E kush, unë, Mandi Nishtulla? Mandi Nishtulla nuk të jep një gjilpërë të shpohesh.

Ardit Gjebrea: A ekziston një kontratë e tillë?

Eni Çobani: Ekziston.

Mandi Nishtulla: Unë kam një kanal nga viti 2017 e deri tani.

Eni Çobani: Kanalin tënd, në emrin tënd?

Mandi Nishtulla: Po. Në 265 milionë klikime, Mandi Nishtulla ka marrë 300 mijë Dollarë. 265 milionë klikime total që ka kanali, kurse kënga “Të ka lali shpirt”, ka 600 e ca milionë klikime. Imagjino çfarë leku ka aty./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: