Showbiz

Marashi dhe Oriola së bashku me pushime, modelja tregon unazën e fejesës

Disa ditë më parë në media qarkulluan lajme se modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda i kishin dhënë fund lidhjes. Megjithatë, dyshimet u shuan kur futbollisti i komentoi Oriolës, pasi kjo e fundit postoi disa foto tepër të bukura, duke na lënë të kuptohet janë ende bashkë dhe të lumtur. Megjithatë, duket se gjërat mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të qeta kohët e fundit, pasi kanë hasur në problemet e para pas fejesës.

Miqtë e tyre kanë thënë për “Panorama Plus” se pas karantinës mes çiftit ka pasur disa probleme që lidhen me xhelozinë, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar një distancim.

Sakaq, kujtojmë se lart e poshtë thuhet se ata janë fejuar dhe këto thashetheme u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës. Këto thashetheme Oriola sapo i ka thelluar, duke na lënë të kuptohet se pavarësisht problemeve ata janë bashkë dhe të lumtur.

Modelja ka postuar 1 video në Instastory nga pushimet e saj ku shihet me Erosin, teksa bie në sy unaza. Madje për të na e treguar sa më mirë, ajo ka postuar një tjetër video ku tregon vetëm dorën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: