fbpx
Showbiz

Mbyllja e klubeve të natës, Dj Vin Veli: Sjell varfëri tek shumë këngëtarë

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të ngjashme, ka ardhur edhe reagimi i shumë artistëve të cilët performojnë gjatë netëve në ambiente të tilla. Mes artistëve që janë kundër ndalimit të muzikës është edhe DJ i njohur Vin Veli.

Në emisionin, “Ditë e Re” ishte i ftuar Dj i njohur, Vin Veli, i cili ka dhënë mendimin e tij lidhur mbi këtë çështje. Ai u shpreh se nuk ishte vendimi i duhur ky që u morr nga qeveria pasi mbyllja e këtyre aktiviteteve do të sjellë varfëri.

“Vërtet mund të ketë izolim të rasteve, por mbyllja sjell varfëri, dhe çon në depresion shumë artistë dhe këngëtarë”– tha ai. I pyetur nga moderatorja se cila do të ishte gjëja e duhur në këtë periudhë pandemie, Vin Veli tha se duhet të bashkëjetojmë me koronavirusin pasi nuk e dimë se dhe sa kohë do të zgjatë kjo situatë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button