Categories Showbiz

Me fustanin e bardhë që i thekson linjat, në mes të borës/ Kështu duket Anxhela Peristeri në videoklipin e këngës përfaqësuese në “Eurosong 2021”

Këngëtarja ka njoftuar publikimin e videoklipit zyrtar të “Karma” sot në mbrëmje. Anxhela ka postuar në faqen e saj në Instagram disa foto nga momentet e xhirimit. Duket në pamje sa e thjeshtë aq dhe elegante, me një fustan të bardhë, të gjatë, me me një të çarë në të majtë dhe flokët e lëshuar.
Ajo qëndron në rrugë dhe vendi përreth është i mbuluar nga dëbora. “Po qëndroja në të ftohtë duke menduar se ky videoklip do të jetë madhështor“, shkruan Anxhela duke nënkuptuar se ka sfiduar të ftohtin për t’u dukur kështu. Por, duket se çdo vështirësi po shpërblehet nga fjalët e publikut, që e kanë komplimentuar artisten dhe mezi presin të shohin videoklipin e plotë.

Pak ditë më parë, ajo publikoi fotosesionin me veshje popullore nga disa treva shqiptare, me të cilat u prezantua në Eurosong. Disa prej fotove u postuan në faqen zyrtare të “Eurovision”. Me këngën “Karma”, Anxhela prezanton Shqipërinë këtë vit në festivalin europian të këngës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME