Categories Showbiz

“Më futën kokën në tualet”, këngëtarja shqiptare rrëfen ferrin e fëmijërisë: Vendosa të mos shkoj në shkollë!

Ava Max është bërë pjesë e listes së artisteve shqiptare më të famshme në mbarë botën vitet e fundit, por rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Këngëtarja ka rrëfyer së fundmi se ajo ka përjetuar vetë në kurriz bullizmin gjatë viteve të shkollës, gjë që ja ka kthyer jetën në një ferr të vërtetë asokohe. Gjatë një interviste pak para publikimit të albumit të saj “Heaven and Hell”, Ava tregoi se ajo ka shkruar këngën “Wo’s laughing now” duke pasur në mendje vajzat që e kanë tallur.

“Nuk mund ta parashikosh se si do të jetë shkolla dhe për mua ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk doja të shkoja më atje. Ka qenë një grup vajzash që më bullizonin gjatë gjithë kohës. Një ditë më vendosën në një cep të banjës dhe dikush më futi kokën në tualet. Për këtë arsye nuk doja të shkoja në shkollë dhe në këtë pikë vendosa të mos shkoja. Fillova të studioja në shtëpi”, ka treguar Max.

Ajo fitoi famë brenda pak kohësh me hitin “Sweet but Psycho”, por Ava ka pranuar se në fillim nuk mund të mësohej me idenë e famës. “Isha në një aeroport në Mbretërinë e Bashkuar dhe Psycho dëgjohej në çdo radio. Ishte e bukur, sepse dikush më njohu dhe unë nuk isha mësuar me atë gjë. Dhe i thashë: ‘A je i sigurt që po flet me mua?’. Ai mu përgjigj: ‘Po, je ti’ dhe unë ju përgjigja ‘Jo’ dhe u largova me vrap”, ka rrëfyer shqiptarja.

Ava ka treguar se asaj nuk i pëlqen aspak kur e krahasojnë me Lady Gaga-n, pavarësisht se ajo është një nga këngëtaret femra më të suksesshme. Ajo është shprehur se është rritur duke dëgjuar këngët e artisteve të muzikës pop, por i duket shumë e çuditshme kur e krahasojnë me dikë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME