Categories Showbiz

“Më kërkove të vija në Itali dhe nuk më ndihmove”, banori i ri akuza Ilir Shaqirit: Flija në stacione treni

Ilir Shaqiri është një nga personazhet më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Mirëpo, së fundmi, një nga banorët e rinj, balerini Eltion Merja, ka hedhur akuza të rënda kundër të tij.

Ai ka treguar një histori të vitit 2021, në të cilën ishte i përfshirë Shaqiri dhe pikërisht ky i fundit nuk e ka mbështetur. Biseda nisi nga DJ Dagz, i cili e pyeti Ilirin se kush është ai që ka bërë komentin për të gjatë klipit prezantues. Në atë moment, Eltioni filloi të tregonte ngjarjen me Ilirin.

Më poshtë gjeni bisedën mes tyre:

Dj Dagz: O Ilir një koment për ty që ka thënë që ti je profesional, kush e ka bërë?

Iliri: Profesional ka thënë ky (i drejtohet Eltionit).

Dj Dagz: Nuk të ka pëlqyer kërcimi me robdishana?

Iliri: Ku ishin ato gjërat profesionale? E ka për Dancing ky…

Eltioni: Ndoshta e ke harruar si histori, kam një gjë të keqe shumë që nuk i harroj askujt asgjë dhe pse e vuj në kurriz.

Eltioni: Nuk më ka pëlqyer situata në Romë kur ke qenë koreografi i muzikalit “Romeo dhe Zhuljeta”, që unë kam qenë në audicion dhe kam ndejt 2 orë e gjysmë në vijë të parë të audicionit dhe ti ke qenë ai që më ke kërkuar, hajde Eltion tregoja edhe të tjerëve si bëhet dhe si përfundim s’më zgjodhe që të isha kast i balerinëve profesionistë te “Romeo dhe Zhuljeta”.

Dj Dagz: A të kujtohet ky muhabet Ilir?

Eltioni: Ke qenë koreografi apo jo?

Iliri: Po, i “Romeo dhe Zhuljetës”.

Eltioni: Në vitin 2011, shumë bukur, audicioni është bërë rreth orës 12.

Iliri: Po mo po kam qenë koreografi!

Eltioni: Kështu që unë atë periudhë kam kaluar periudhën më të keqe në Romë.

Iliri: Folëm bashkë atë ditë?

Eltioni: Patjetër, u përshëndetëm dhe nuk desha të thoja Ilir që “unë jam duke fjet në stacione treni dhe më ndihmo pak me këtë gjënë” sepse nuk jam tipi që them gjëra të tilla.

Iliri: Po as unë nuk jam tipi që i pyes njerëzit nëpër audicione që “ku ke fjetur?”

Eltioni: Kjo gjë nuk më ka pëlqyer që e thashë në klip dhe kam dashur ta diskutoj me ty. Do thuash ndoshta pse kaq vonë? Mund ta diskutonim edhe te Dancing por edhe aty kam parë një lloj nuk mund ta quaj distancim por një lloj barriere nga ti. Në tre vite Dancing nuk më ke bërë ndonjë vlerësim që ktë e ke bërë koregografinë më të mirë. Kjo gjë më ka dhembur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME