Categories Showbiz

Me titull “Gjirokastra”/ Film me Enver Hoxhën dhe Nexhmijen, ja aktorët shqiptarë që do të luajnë rolet e tyre

Për herë të parë do të shfaqet një film ku në qëndër të tij do të jetë diktatori Enver Hoxha bashkë me bashkëshorten Nexhmijen.

Filmi titullohet ‘Gjirokstra’ dhe rolin e Enver Hoxhës do ta luajë aktori i njohur Neritan Liçaj dhe në krah të tij do të jetë aktorja Linda Jarani, e cila është përshtatur mjaft mirë në karakterin e personazhit.

Për të folur më shumë rreth këtij roli Neritani ishte i ftuar në “Ditë e Re” në Ora TV.

‘Ka shumë ndjeshmëri të ndryshme me këtë figurë. Për shembull, nëse i madhi Sandër Prosi portretizoi Isamil Qemalin, që ishte një figurë shumë e bukur historike, por pak e largët për shqiptarët e kohës kur u xhirua filmi (fakt që paraqet dhe vështirësi për aktorin, prandaj Sandri ishte i madh), Hoxhën shumë shqiptarë e kanë të freskët si figurë. Kështu, materiali qoftë historik, apo qoftë viziv ishte më i bollshëm. Kur ka ndërruar jetë Enver Hoxha, unë për shembull kam qenë 17 vjeç, pra e kam pranë si figurë’ është shprehur aktori

Ai tregoi edhe sesi e mori rolin e famshëm:

“Unë vajta për një rol tjetër dhe bëra audicionin. Aty regjisori më tha se duhet të kaloja tek Enveri. Fati im i madh ishte që ka njerëz që janë akoma gjallë. Jam takuar me shumë njerëz që kanë qenë pranë tij sepse duhej ta njihja si personazh në të gjitha aspektet.”

Filmi, xhirimet e të cilit kanë përfunduar, flet për periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Rusinë dhe fatit të grave ruse në vitet ‘60.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME