Showbiz

‘Mërzitem me vitet që ikin’, Stresi i dedikon fjalët prekëse nënës së tij

Reperi i njohur, Stresi ka treguar herë pas here, se si çdo djalë ka një marrëdhënie të ngushtë me nënën. Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, një foto në krah të nënës së tij duke treguar se e vetmja gjë që e mërzit atë, janë vitet që ikin.

Më tej, ai shkruan se nëna nuk duhet hequr nga mendja në asnjë çast dhe duhet t’i përkushtohemi çdo ditë. “Jam i lumtur me jetën time. Çdo ditë e më shumë mërzitem për nënën time, vitet ikin.Duhet t’ju përkushtohemi çdo ditë sa të mundemi nga pak. Nëna nuk duhet hequr nga mendja asnjë çast.  Zoti i bekoftë e ju dhëntë jetën e gjatë nënave tona”, ka shkruar Stresi krah postimit në ‘Instastory’. Kujtojmë që më herët, reperi i ka dedikuar nënës edhe një këngë, me të cilën konkuroi në festivalin “Kënga Magjike”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close