Naim Abazi dhe Mihrije Braha janë nga nga çiftet me të njohura në shoubizin shqiptar. Ata nuk njihen vetëm si këngëtarë por edhe si çifti që ja shprehin jo rrallë dashurinë njëri tjetrit nëpër media.
Ditën e djeshme, Mirija ka festuar ditëlindjen dhe Naimi nuk i ka kursye fjalët e ëmbla për dashurinë e jetës. “Çdo fjalë thënë për ty o engjëlli ynë është pak, sepse je më shumë se fjala, se jeta se dita e se nata! Dhe ne të duam aq shumë.
Të themi te jetosh më shumë dashuri dhe buzëqeshje me ne, se je burimi i jetës sonë dhe i buzëqeshjes tone! Urime ditëlindja”, shkruan Naimi në urimin e tij në rrjetet sociale.