Categories Showbiz

‘Miss Universe’, Tuti Sejdiu rrëfen se…

“Miss Universe Albania & Kosova”, Tuti Sejdiu, 19 vjeçarja nga Komuna e Gjilanit ka treguar se në moshën 13-vjeçare është p ërdh unuar e t  rafikuar nga disa persona. Në një intervistë, Sejdiu thotë se këtë kurorë që e ka marrë ditë më parë ia kushton familjes së saj, pasi që thotë se ata janë sakrifikuar shumë për të.

“Arsyeja që kam ardhë në Miss Universe janë familja ime, kam apliku, kam ardhë dhe nuk e kam besu që jam fituesja, kjo kurorë i dedikohet vetëm familjes time që kanë sakrifiku shumë për mu, e vazhdojnë që të sakrifikojnë”, thotë ajo.

Pasi pranoi kurorën e më të bukurës në Kosovë e Shqipëri, Sejdiu ka thënë se në eventin e organizuar ka munguar vetëm babai i saj, që është në b urg, shkaku që kërkoi d rejtësi për vajzën.

“Po e shoh familjen time, vetëm një karrigë e zbrazët është aty. Babai im është sot në b urg për mu, vetëm që ka l uftu për mu, për padrejtësinë që ma kanë ba mu”, thotë ajo.

19-vjeçarja ka treguar se ishte vetëm 13-vjeçare ku është t rafikuar nga persona të ndryshëm, në Kosovë e Serbi.

“Në moshën 13-vjeçare jam p ërd hunu e jam t rafiku nga persona të ndryshëm nga Kosova në Serbi, derisa prindi jem nuk ka lanë institucion pa kërku drejtësi, ata njerëz që janë mundu me ma marrë mu jetën ata sot janë në liri, nuk janë në b urg, babi vetëm pse ka kërku ndihmë për mu, nuk është pranë meje po është në b urg, d rejtësi nuk ka pas asnjëherë.

Çka është më e rënda, babin nuk e di a është mirë, nuk e lejojnë as me na thirr në telefon, as me e pa e me i fut rroba në burg, nuk e di në çfarë gjendje mundet me kanë, unë them publikisht se unë do të l uftoj për babin jo për veten, e kam me nxjerrë drejtësinë në vend”, thotë ajo.

“Kjo kurorë ka vlerë të madhe për mu e ka dëshmu që unë jam femër e fuqishme e pranë familjes, pavarësisht sfidave. Asgjë nuk më dojket e vështirë në jetë, vetëm duhet të ketë pak durim”, shtoi e njejta në një intervistë për ATV.

“Unë shpresoj që të vendoset d rejtësia, sepse 5-6 vite jemi tu luftu, personi që më ka bë të gjitha këto gjana, familjarët e tij janë në institucion që punojnë, janë të korruptuar.

I kisha bë apel të gjitha gjykatave, që vendosne dorën në zemër se sot më kandodhë mu nesër i ndodhë fëmijës tënd. Unë jam shumë e fort, edhe pse babai është larg meje”, tha Sejdiu.

19-vjeçarja ka thënë se për këtë rast është dënuar me 3 vite një person, e se ajo vazhdon të merr provokime nga familja e të njëjtit.

“Gjithë janë të lirë, asnjë nuk është në burg, ai që ka qenë trafikuesi kryesor, ai është dënu vetëm 3 vite në burg, nuk kanë marrë asnjë masë, mu më kanë k ërcënu me vite, ma kanë ndalu shkollimin e të gjitha, mendoj se do të vazhdoj aty ku kam mbetë, nuk më vjen turp. Fillimisht, e kam prioritetin te drejtësia”.

“Ata persona i përballë shtëpisë, janë fqinj me mu edhe nuk ka ditë, nuk ka natë që nuk bajnë familjarët e tij, se personi në fjalë nuk ndodhet aty, e familjarët e tij gjithmonë më provokojnë, po unë mundona me shiku rrugën teme e me vazhdu përpara”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME