Categories Showbiz

“Mos bini pre e disa personave vetëm…”, vjen reagimi nga Sindi pas lidhjes së fshehtë Tea-Bearti (Foto)

Zbulimi i lidhjes së fshehtë të Teas dhe Beartit, ndërsa ajo doli e përputhur nga emisioni me Andin ka sjellë komente të shumta në rrejt prej ditësh. Për këtë ka reaguar edhe konkurrentja Sindi Loci, duke hedhur poshtë akuzat se Për’Puthen ka skenar.

Konkurrentja në një postim në Instastory sqaron se nuk ka parë kurrë asnjë skenar dhe thumbon Tean me Andin duke i bërë thirrje publikut të mos bien pre e gënjeshtrave të tyre.

“Dua të dini diçka, unë kurrë nuk jam ‘komanduar’ nga askush për asgjë që kam bërë. Jam aq e zonja për veten time sa të mos lejoj këtë gjë, ashtu si çdokush nuk do e lejonte të ishte lodra e dikujt në ditët e sotme. Për aq kohë sa unë jam në emision, nuk kam parë asnjë skenar dhe shpeshherë edhe jam habitur nga rrjedha e ngjarjeve. Askush nuk më ka detyruar të them apo të bëj diçka që unë nuk kam dashur.

Përkundrazi, kanë qenë afër meje në çdo moment kur unë kisha nevojë sepse po merrja sulme nga publiku që atëherë nuk i përballoja dot. Kështu që ju lutem që kurrë më, të mos bëheni preja e lehtë e disa personave vetëm për famë, sepse ashtu si ju gënjyen, ashtu do t’ju gënjejnë. Kaq kam për të thënë”, shkruan Sindi. Edhe një tjetër fans i shkruan se ajo po bën show, por Sindi i përgjigjet: “Fakti që ‘idhujt’ që kishit ju nga ai emision ju zhgënjyen nuk do të thotë që të gjithë jemi të tillë. Është një shprehje e urtë: U dogj i thati, mos të digjet dhe i njomi bashkë me të”, thotë Sindi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME