Showbiz

Mozzik i jep informacionin e rëndësishëm Donaldit nga jashtë, ndërhyn Arbana

Reperi i njohur Mozzik mbrëmjen e djeshme hyri në shtëpinë e Big Brother për t’i argëtuar me muzikën e tij. Mozzik u ndal tek Donaldi duke i thënë se i uron fitoren dhe se sipas tij ky është dhe mendimi i publikut. “Unë vij nga jashtë, vij me idenë e publikut, me atë pëlqimin e publikut, kam ardhur t’i argëtoj të gjithë, por më së shumti kam ardhur t’i uroj fitoren Donaldit.

Të mirë jeni të gjithë, ju kam ndjekur sa kam patur kohë, por mjalti i shtëpisë është Donaldi. I uroj suksese”, tha Mozzik ndërsa Arbana e ndërpreu duke i thënë se ky është mendimi i tij personal. “Ky është mendimi i Mozzik dhe vetëm Mozzik”, i tha Arbana.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close