Showbiz

‘Mund të pimë një kafe bashkë? Me respekt ‘Luani’! Luizi i dërgon letër Kiarës, çfarë shkruhet në të?!

Një nga protagonistët e sezonit të BBV2 është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Pas një mbrëmje shumë të gjatë plot me diskutime dhe me debate, qendra e vëmendjen vazhdon që të jetë Luiz Ejlli. Së fundmi ai ka vendosur që t’i shkruajë një letër Kiarës, e cila vijon si më poshtë:

Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito, nesër para dreke? Në pritje të përgjigjjes suaj. Me respekt “Luani”!

Kujtojmë se situata e të martës mbrëma më 12 Janar në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë. Mbrëmjen e kaluar ai u kërkoi falje të gjithëve për gjithçka që kishte ndodhur pas rrëfimit të kësaj situatë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close