Showbiz

Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur pas betejës me sëmundjen e rëndë

Këngëtarja e njohur, Sarah Harding ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë. Këtë lajm të trishtë e bëri me dije nëna e saj nëpërmjet një postimi në Instagram. Ylli i “Girls Aloud”, ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, ndërsa kishte vetëm një vit që ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

“Ajo u largua në mënyrë paqësore këtë mëngjes. Dua të falenderoj të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë vitit të kaluar. Kjo ishte bota për Sarën dhe i dha asaj forcë dhe ngushëllim të madh duke ditur se ishte e dashur.

E di që ajo nuk do të mbahet mend për luftën ndaj kësaj sëmundjeje të tmerrshme – ajo ishte një yll i ndritshëm dhe shpresoj se kështu do të mbahet mend.”, thuhet në mesazhin e nënës së saj.  Artistja ka qenë pjesë e grupit të njohur “Girls Aloud”, që u krijua në vitin 2002 por u nda në vitin 2013.

Përveç suksesit të saj muzikor, ylli kishte një karrierë të larmishme në aktrim dhe televizion, duke përfshirë rolet në filmat e St Trinian dhe dramën e BBC Freefall, përballë Dominic Cooper. Në vitin 2016, ajo bëri debutimin e saj në skenë në Ghost – The Musical në Teatrin New Wimbledon në jugperëndim të Londrës, dhe vitin e ardhshëm vazhdoi të shfaqej në Celebrity Big Brother.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: