Categories Showbiz

Ndërron jetë në moshën 87 vjeçare komediani i nominuar për Oskar

George Segal, aktori amerikan i nominuar për Oskar për interpretimin e tij në filmin “Kush ka frikë nga Virginia Woolf” ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare.

Ai do të mbahet mend për interpretimin e tij së bashku me Elizabeth Taylor dhe Richard Burton në adaptimin e filmit të Edward Albee të 1966.

Ai vazhdoi të luante role komike në shfaqje si “Goldbergs” dhe “Just Shoot Me”. Lajmin e për ndarjen e nga jeta të aktorit e dha bashkëshortja e tij, Sonia Segal. Duke shprehur hidhërimin për humbjen në familje, ajo tha se Segal vdiq të martën në Kaliforni “për shkak të ndërlikimeve nga operacioni bajpas”.

Më dhjetëra aktorë dhe yje të Hollivudit i drejtuan homazhe humbjes së Segal.  Aktori dhe regjisori hollivudian Ben Stiller e cilësoi atë si një nga komedianët më të mirë. Mes tyre, Barbara Streisand shkroi në Twitter: “Më vjen keq për vdekjen e George Segal. Pusho i qetë mik.” Ndërsa krijuesi i Goldbergs, Adam Goldberg u shpreh se “sot kemi humbur një legjendë”.

Segal u nominua për aktorin më të mirë dytësor nga Akademia për portretizimin e tij për Nick, në adaptimin e famshëm të drejtuar nga Mike Nichols të komedisë-dramës së errët të Edward Albee. Më pas, ai u bë i njohur në sitcomin amerikan “Just Shoot Me” nga 1997 në 2003; dhe nga viti 2013 ai luajti në “The Goldbergs”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME