Showbiz

Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare Gina Lollobrigida, legjenda e ekranit italian

Aktorja italiane Gina Lollobrigida ka vdekur në moshën 95-vjeçare, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve ANSA.

Lollobrigida fitoi famë në vitet 1950 si një seks simbol i zjarrtë mesdhetar dhe më vonë u bë fotografe dhe skulptore pasi u largua nga bota e filmit.

Ajo ishte nga aktoret më të mëdha të botës, që shkëlqeu në filmat: “Bukë, dashuri dhe fantazi”, “Gruaja më e bukur në botë”, “Fan Fan tulipan”, “Shën Mëria e Parisit” etj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close