Categories Showbiz

Ndryshimet që na mahniten, ja dietat që përdorën 6 vajzat e ekranit shqiptar

Ndryshimet janë gjithmonë të bukura por kërkojnë vullnet të madh. Disa nga vajzat e ekranit tonë e kanë pasur këtë vullnet dhe kanë arritur të na mahnisin të gjithë me ndryshimet që arritën të bënin në fizikun e tyre.

Anxhela Peristeri ka treguar se ka humbur 20 kilogramë me dietën që mbajti por edhe falë palestrës. Anxhela arriti t’i humbte kilogramët duke mos konsumuar karbohidrate dhe ëmbëlsira. “Në fillim i ndërpreva fare dhe pastaj i minimizova duke i përdorur 1 herë në 3 ditë. Në darkë ndonjëherë nuk ha sepse më është zvogëluar stomaku. Në mëngjes ha vezë të zier, kos ose banana”-ka treguar këngëtarja.

Marsela Çibukaj ka humbur 40 kilogramë falë dietës. Këngëtarja ka treguar se konsumon fruta, perime, protein dhe vetëm ushqimin e shtëpisë. Ajo ka eliminuar ushqimet e shpejta apo të konservuara. Gjithashtu Marsela ka hequr dorë nga ëmbëlsirat dhe nuk konsumon alkool apo pije me gaz. Këngëtarja zbuloi edhe që tani e zë gjumi në qetësi nëse nuk ka konsumuar çokollata apo të skuqura.

Gili ka arritur një rezultat të shkëlqyer gjithashtu falë dietës. Këngëtarja ka treguar se ka humbur 27 kilogramë me dietën “The Paleo diet”. Kjo dietë përbëhet nga ushqime të ngjashme që kanë ngrënë njerëzit në kohën e paleolitit. Në planin ushqimor të kësaj diete përfshihen mishi, peshku, perimet, arrat dhe farat.

Valbona Mema, këngëtarja shumë e dashur nga publiku sot është në top formë falë një diete që i përcakton ushqimet që duhet të konsumojë çdo vakt. Valbona ka treguar se për mëngjes konsumon spinaq, për drekë presh dhe vezë dhe në darkë kungull të pjekur. Këngëtarja ka pranuar se hera herës i thyen rregullat dhe konsumon ndonjë ushqim fshehtas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME